Skip to content

Shokon numri dy i LSI, Braimllari: Mos hapni vende pune në Maliq e Korçë

Kandidati i LSI-së në Korçë, Endrit Brahimllari, është çmendur në prag  të zgjedhjeve të 25 Prillit.

Skandalin e radhës, e ka regjistruar në Maliq, ndërsa ka bërë thirrje kundër hapjeve të vendeve të reja të punës.

“Nuk ka nevojë Maliqi që të vijnë 1 muaj para zgjedhjeve dhe të thonë do hapim 500 vende të reja pune.

Pse nuk i hapën këto vende pune 6 muaj, 1 vit më përpara? Apo 2 vite më para?

Po pse kështu do rrojnë të rinjtë dhe të rejat e Maliqit, peng të një politike klienteliste?

Që Gjergj Luca dhe Gëzim Topçiu të mbushin xhepat e tyre dhe ju të zhyteni gjithmonë në varfëri?

Jo, kjo është politikë e gabuar”, është shprehur Brahimllari duke shokuar jo vetëm banorët e zonës por edhe më gjërë.

Kandidati i LSI-së, Endrit Brahimllari, duke pare reinen drastike te kuotave te LSI ne te gjithe vendfion, pa perjashtuar Korçen ku eshte kandidat per deputet per zgjedhjet e 25 prillit, kerkon bllokimin e investimeve.

Ashtu sikurse kolegu i tij ne LSI Petrit Vasili apo ata ne PD bejne thirrje ndaj qytetareve shqiptare qe te mos marrin vaksinen kineze apo ruse kunder covid, dhe per investimet po bejne te njejten gje: Kerkojne bllokimin e tyre.

Nje kon tradikte e thelle ne deklaratat e tij dite pas dite, ku sapo shkon në Maliq dhe Korçe, akuzon qeverine se, përse nuk hapen këto vende pune tani akuzon se po po vijnë ti hapin për fushatë e të tjera si këto.

Deklarata keto banorëve të Maliqit, duke treguar qarte se ke shkuar atje të tallesh me ta.

Projekti i inicuar nga biznesmeni Gjergj Luca ka filluar që në shtator të vitit 2020 dhe në nëntor të njëjtit vit është  firmosur kontrata.

Biznesmeni Gjergj Luca ka folur pastër e qartë para të gjitha mediave, kur ka thënë se ky projekt do të realizohej shumë shpejt, por pandemia që pushtoi të gjithë botën, jo vetëm për Shqipërinë, u bë pengesë.

Pra projekti në Maliq nuk ishte i ditëve të fundit, apo i pragut të zgjedhjeve të 25 Prillit, por kjo pak rëndësi sepse thelbi është që duhet vlerësuar hapja e vendeve të reja të punës, sepse  do gjenerojnë më shumë mirëqenie për banorët,  do të gjenerojnë më shumë taksa dhe të ardhura për institucionet lokale.

Dhe në vend që të vlerësojnë përfitimet nga banoret e kesaj zone, qe i shkon per “osh” dhe qendrimeve te kreut real te LSI Ilir Meta per te bllokuar levizjen e te rinjve jashte vendit, Brahimllari del e therret në mes të Maliqit që mos të hapen vende pune.

Maliqi është një Bashki që përfshin një zonë të madhe bujqësore dhe vetë njësinë administrative, Maliq e cila  ka mjaft problematika dhe hapja e një fabrike, e cila do të punësojë nga 500 deri në 1500 persona në përfundimin e saj, do të ishte zgjidhje e madhe për të gjithë  punësimin në zonë.

Ndoshta do të kishte nevojë edhe për  punonjës nga Korça. Tani, Endriti thotë mos i hapni këto vende pune, se nuk i do LSI-ja, që të punësohen banorët e Maliqit.

Nuk do LSI  të punësohen banorët e zonave përreth Korçës, por i do të mjerë të braktisur dhe të harruar që ti blejë  me 30 apo 50 euro votën.

LSI dhe Brahimllari janë mësuar që të jetojnë në politikë me pazare, ndaj janë kundër mirëqenies së qytetarëve dhe hapjeve të reja të vendeve të punës./Cna.al