Një ngjarje shokuese është regjistruar në Fratar të Mallakastrës ku një 15-vjeçar ka sjellë në jetë foshnjën e saj. E mitura raportohet se lindi fëmijën në qendrën shëndetësore të fshatit dhe më pas është dërguar në maternitet për shkak të komplikacioneve.

Foshnja ka ardhur në jetë 3 ditë më parë, ku 15-vjeçarja ka kryer lindjen në qëndrën shëndetësore të fshatit e asistuar nga infermierja dhe mjeku. Por, pasi shfaqi probleme shëndetësore dhe u dërgua bashkë me foshnjen e sapolindur në maternitetin e Fierit.

Mësohet se nëna dhe foshnja, që lindi 2.3 kg, tashmë gëzojnë shëndet të mirë. E marrë në pyetje nga policia, e mitura ka deklaruar se ka kryer marrëdhënie seksuale me dëshirë me një 31 vjeçar dhe se kishte ngelur shtatzënë. Ky i fundit është shpallur në kërkim nga uniformat blu.

Ajo u ka treguar efektivëve të policisë foto të djalit me të cilin kreu marrëdhënie, si dhe identitetin e tij, por nuk la dhënë sqarime të hollësishme duke kërkuar kohë për t’u qetësuar.

Vajza është shoqëruar gjatë kësaj kohe nga e ëma e cila ka deklaruar në polici se nuk ishte në dijeni të shtatzënisë së vajzës.

Në deklarimet e para e ëma e 15 vjeçares ka thënë se nuk do ta mbajë foshnjen, madje ka kërkuar të largohen bashkë me vajzën në shtëpi, duke e lënë vogëlushen e sapolindur në maternitet.

Stafi mjekësor ka kërkuar të presin për të dërguar foshnjen në një qendër të posaçme për foshnjat e sapolindura në Tiranë, ku do të qëndrojë 40 ditë dhe më pas nëse e ëma nuk e merr, dërgohet në jetimore. E mitura jeton me të ëmën, vëllain 19 vjeç dhe gjyshin në Fratar të Mallakastrës ndërsa i ati është emigrant në Greqi.

Nëna e 15 vjecares mungon në pjesën më të madhe të kohës pasi punon si kujdesetare për një të moshuar.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re