Shoqata e Botuesve Shqiptarë kërkon lehtësira financiarë nisur nga situata urgjente që e ka vënë në vështirësi botën e librit.  Shoqata kërkon që të ndihmohet e të ndërhyhet sa më shpejt në këto drejtime:

1.Heqjen e taksave lokale për vitin 2020 për shtëpitë botuese dhe libraritë. Heqjen e taksave lokale për vitin 2021 për libraritë.

Krijimi i një fondi mbështetjeje për përkthimet. Të mbështeten projekte botimi, sipas traditës së mirë të viteve të shkuara. Kështu ndihmojmë edhe përkthyesit edhe botuesit.
Të mbështetet botimi i 5 autorëve të rinj shqiptarë .
Ulja e tatimit mbi krijimtarinë nga 15 % në 6 % sikurse kemi kërkuar qysh në maj 2019 në Kuvendin e Shqipërisë.
Blerja e një sasie librash të botuara gjatë vitit 2020, për të ruajtur vazhdimësinë e linjave editoriale.

Kërkesa i është drejtuar Ministrisë së Kulturës, Qendrës Kombëtare të Librit e Leximit, Bashkisë së Tiranës dhe qyteteve të tjerë të vendit, Komisionit parlamentar të kulturës, arsimit dhe mjeteve të informimit dhe Këshillit të Ministrave.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re