“Shoqata e Konsumatorit” i ka dërguar letër kreut të Autoritetit të Konkurrencës, Denar Bibës duke i kërkuar “llogari” për rritjen e çmimit të karburanteve.

Referuar ankesave të qytetarëve “Shoqata e Konsumatorit” i kërkon të merren masa të menjëhershme për “fiksimin” e çmimit të karburantit nga 4 operatorët kryesorë ekonomikë në treg.

“Shoqata e Konsumatorit” kërkon kryerjen e vazhdueshme të monitorimeve, kontrolleve ekonomike dhe ligjore dhe vendosjen e masave mbrojtëse në favor të konsumatorit. Gjithashtu kërkohet që të bëhet publike çmimi ditor i zhdoganimit të karburanteve në portet e naftës sipas çmimeve të bursës nga ana e autoriteteve doganore në një media publike dhe online në faqen e autoriteteve përgjegjëse.

Për këtë letër vendoset në dijeni ministrja Belinda Balluku dhe kryeministri Edi Rama.

Dokumenti:

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re