Turoperatoret mendojnë se qeveria ka gjetur zgjidhje te gabuara për të stimuluar humbjet e mëdha në ekonomi, ndërsa tregon edhe zgjidhjen dhe kërkesat reale të këtij sektori për të ndihmuar rimëkëmbjen

 

Përfaqëuse i Shoqatës së Operatorëve Turistikë, Kliton Gërxhani akuzoi në emisionin “Quo Vadis” qeverinë se nuk iu ka ofruar asnjë lloje ndihme, e për pasojë ky treg po shkon drejt falimentimit, duke i shkaktuar një humbje prej 25 milionë eurosh.

 

“Nga ministri dëgjova që kemi marrë 64 për qind në raport me vjet, ndërkohë që shifrat që kemi marrë nga kontaktet e shoqatës flasin për një realitet krejt ndryshe. Volumi kryesor në sezonin e parë u mbajt në Durrës dhe Sarandë. Ky treg është drejt falimentimit. Nuk kemi marrë ndonjë ndihmë. Ne humbasim 25 milionë euro, po të mendosh dëmet nga ky biznes në 1 vit punë. Nëse stimoulohen biznese të tilla me grante 5 mijë dhe 10 mijë euroshe, shuma që llogaritet është 3.6 milionë.”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re