Ditën e sotme, Shoqata e Transportit dhe punonjës të tyre nga e gjithë Shqipëria, i janë drejtuar Ministrisë së Infrastrukturës dhe Energjisë për të kërkuar ndihmë.

Sipas Shoqatës së Transportit, ata janë në prag falimentimi për shkak të mbylljes tre mujore nga pandemia Covid-19. Ata kanë dy kërkesa për autoritetet përkatëse, heqjen e akcizës dhe ulje pragu të TVSH e subvencionime.

Shoqata e Transportit shprehet se janë në pritje të masave që do të prezantojë ministria, dhe shton se nëse nuk do të merren parasysh kërkesat e tyre, do të përshkallëzohet situata.

“Nëse bëhen këto të dyja nuk kërkojmë asnjë lloj subvencioni, ne nuk e duam përshkallëzimin e situatës se duam të dalim në punë e të rimëkëmbemi se jemi drejt falimentit, do ketë përshkallëzim mbarëkombëtar, e s’do ketë as transport publik të hapur.

Sipas tyre, kjo e sotmja nuk është protestë, “është marshim, protesta do jetë kur ta mendojmë, me mosbindje për të dalë në punë, bllokim rrugësh etj, mbeten për tu parë në vijim”.

“Rritja e çmimit të biletës, është gjëja e fundit që mendojmë ndaj, kërkojmë që mos të na transmetohet direkt kosto ne”, thanë ata.

/shqip

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re