DEKLARATË
“Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë ka ndjekur me mjaft vëmendje
dhe interes të gjithë procesin e hartimit të dokumentit analitik të hartës së re gjyqësore të
përgatitur nga Këshilli i Lartë Gjyqësor, në konsultim dhe bashkëpunim edhe me aktorë të tjerë
të procesit.

Reforma në sistemin e drejtësisë, e mbështetur që në krye të herës nga ana e Shoqatës me
mendime dhe nisma propozuese, si një ndër qëllimet e saj kryesore ka ndërtimin e një pushteti
gjyqësor efiçent, në pikëpamje kohore, cilësore dhe ekonomike. Për ta realizuar këtë lipset
projektimi i një strukture gjyqësore që ta maksimizojë këtë qëllim si dhe një shpërndarje e
studiuar e burimeve njerëzore në këtë aspekt.

Edhe pse procesi i vettingut krijoji boshllëqe të mëdha në pushtetin gjyqësor kjo nuk e zbehu
aspak, përkundrazi e shtoi vendosmërinë e subjekteve të angazhuara në procesin e skicimit të
hartës së re gjyqësore, e cila do të shërbejë jo vetëm për të zbutur sado pak pasojat e këtij
procesi të nevojshëm për sistemin e drejtësisë, por edhe për t’i dhënë vendit një shërbim
gjyqësor sa më cilësor në të ardhmen.

Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë vlerëson maksimalisht punën
gati tre vjeçare të udhëhequr deri më tani nga Këshilli i Lartë Gjyqësor lidhur me analizën dhe
projektimin e hartës së re gjyqësore. Gjithashtu, Shoqata shprehet se harta e re do t’i përgjigjet
më së miri nevojave të qytetarëve për dhënien e një drejtësie cilësore dhe në kohë të barabartë
për të gjithë. Specializimi i gjyqtarëve dhe ecja me shpejtësi të njëjtë e çështjeve të ngjashme,
në të gjithë gjykatat e Republikës, përbën një synim dhe sfidë që do të përmbushet pa më të
voglin dyshim nga riorganizimi gjyqësor i parashikuar në këtë dokument. Për këtë shkak, ajo
mbështet dhe inkurajon miratimin sa më parë të këtij dokumenti me rëndësi strategjike për të
tashmen dhe të ardhmen e drejtësisë në vendin tonë.

Së fundi, Shoqata shprehet e angazhuar që, si gjithmonë, të mos e kursejë ndihmën e saj për
çdo iniciativë që çon në përmirësimin e standardit të dhënies së drejtësisë në vendin tonë”

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re