Shoqata Sadakataşı u dorëzoi familjeve të viktimave të luftës 250 shtëpi të cilat janë ndërtuar në fshatin Kelbit në qytetin Idlib të Sirisë.

Në një deklaratë nga shoqata thuhet se “Në kuadër të fushatës ‘Jemi së bashku, jemi pranë Idlibit’ e cila filloi me pjesëmarrjen e organizatave të shoqërisë civile nën udhëheqjen e Ministrisë së Brendshme të Turqisë në rajon janë dërguar ndihma humanitare ndërsa krahas kësaj është bërë edhe inaugurimi i shtëpive për të cilat ka përfunduar ndërtimi”.

Në deklaratën ku theksohet se ka përfunduar një pjesë e madhe e 3.500 shtëpive për të cilat janë hedhur themelet, thuhet se me një ceremoni të zhvilluar me pjesëmarrjen e kryetarit të shoqatës Sadakataşı, Kemal Özdal është bërë dorëzimi i 250 shtëpive në fshatin Kelbit ku 50 shtëpi i përkasin familjes së deputetit të Partisë AK në qytetin Izmir, Binali Yıldırım.

Shtëpive me blloqe prej 24 metër katrorë të ndërtuara në një sipërfaqe prej 30 dynym në fshatin Kelbit në ditët e ardhshme përreth tyre do të ndërtohen shkollë, xhami dhe parking.

Kryetari i shoqatës Sadakataşı, Özdal tha se në Idlib vazhdojnë projektin për ndërtimin e banesave masive në 19 zona të ndryshme.

Duke shprehur falënderimet për të gjithë bamirësit përfshirë edhe deputetin e Partisë AK në qytetin Izmir, Binali Yıldırım dhe familjen e tij, Özdal tha se në Siri kanë në objektiv të ndërtojnë 5.000 shtëpi.