Përfaqësues të shoqërisë civile kanë protestuar paraditen e së mërkurës përballë godinës së Prokurorisë së Posaçme për ndëshkimin e krimeve të pa zbardhura që kanë ndodhur ndër vite në vendin tonë. Protestuesit mbanin në duar pankarta me mbishkrime, ku është floriri i Kërrabës, hetoni aferën CEZ-dia, Kush e vrau Kosta Trebickën e deri tek kush e vrau Remzi Hoxhën dhe kush ia fali detin Greqisë.

Askush nuk i ka harruar milionat e vjedhura në rrugën e Kombit, arin e Krrabës, skandalin CEZ-DIA, inceneratorët, vjedhjet e miliarda eurove në vit nga nafta e burimeve tona, vjedhjen në Bankën e Shqipërisë, shpërdorimin dhe vjedhjen e pasurive të ushtrisë shqiptare, apo vjedhjen dhe përvetësimin e tokave pranë bregdetit. E në këtë korrupsion të nivelit shumë të lartë janë implikuar shumë drejtues të këtij vendi. Atyre nuk u është prekur asnjë qime floku deri tani. Janë pasuruar në mënyrë të paligjshme dhe kanë bërë jetë luksi dhe asnjë prej tyre nuk është trazuar nga askush.”

Protesta zgjati pak minuta minuta, ndërsa qytetarët I bënë thirrje drejtuesit të SPAK Altin Dumani që politikanët që kanë vjedhur pasuritë kombëtare të hetohen dhe të ndëshkohen nga drejtësia. Ata paralajmëruan se në ditët në vijimi do të protestojnë përballë parlamentit dhe institucioneve të tjera shtetërore.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re