Aktivistë e shoqërisë civile, përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ftojnë qytetarët t’u bashkohen nesër, në orën 11:00, te fusha e basketbollit pranë vëllezërve Frashëri, përballë Kryeministrisë, si kundërpërgjigje e masave kufizuese të vendosura nga qeveria për ditën e diel, për shkak të situatës së krijuar nga koronavirusi.

Organizatorët ftojnë qytetarët të marrin me vete edhe filxhan, pasi do të hapet kafe ndërsa bëhet thirrje për të hapur Shqipërinë.

“Nesër, ( e diel), ora 11:00 tek fusha e basketbollit pranë vëllezërve Frashëri, përballë Kryeministrisë, në vijim të hapjes të Parkut të Liqenit, hapim kafe.

p.s merni filxhan me vete

#HapniShqipërinë”, shkruhet në mesazhin që po përhapet masivisht në rrjetet sociale.

Sot, aktivistët e shoqërisë civile dolën tek parku i Liqenit Artificial për të ‘shkelur’ urdhërin e qeverisë, që sipas aktivisti Erion Kristo, është i pajustifikueshëm për mbylljen e këtij atraksioni mjaft të frekuentuar në kryeqytet.

Atij ju bashkuan me dhjetëra qytetarë të tjerë të cilët pasdite për rreth një orë shëtitën rrugëve të parkut duke bërë edhe thirrje kundër masave të qeverisë për izolimin e vendit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re