Shoqëria koncesionare që ushtron aktivitetin në zonën e trajtimit të mbetjeve në Tiranë, Integrated Energy në bashkëpunim me Universitetin Polis me studentë dhe pedagogë të tij, ia kushtuan ditën ndërkombëtare të mjedisit pastrimit të liqenit të Prushit.

Pedagogia Enkelejda Kuçaj shefe e departamentit të mjedisit në Universitetin Polis dhe pedagogia Rovena Qirici u shprehen mbi rëndësinë që ka ky bashkëpunim me Integrated Energy pasi trajtimi i mbetjeve është po aq i rëndësishëm sa edhe mbajtja e një ambienti të pastër.

Elton Bani është student në Departamentin e planifikimit Urban në këtë universitet ku falë bashkëpunimit me integrated Energy ka pasur mundësi të ushtrojë dijet e tij në ambientet e trajtimit të mbetjeve në Sharrë.

Administratorja e Integrated Energy, Ariola Kodra falenderoi studentët për këtë bashkëpunim ndërsa theksoi rëndësinë e trajtimit të mbetjeve në mënyrë që të mbrohet natyra.

Liqeni i Prushit ofron një panoramë piktoreske ndërsa ndodhet vetëm pak kilometra larg qendrës së kryeqytetit. Integrated Energy, lider në trajtimin e mbetjeve, ushtron aktivitete të tilla jo vetëm sot që është dita e mjedisit, por vazhdimisht, pasi prioriteti i shoqërisë mbetet mbrojtja e Tokës dhe një mjedis i pastër për të gjithë.

Për t’ju bashkuar faqes sone në Facebook, klikoni like

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re