Skip to content

Shoqërimi i të rinjve në protestën e 10 tetorit/ Kapri viziton protestuesit e ndaluar te Komisariati 3: Janë goditur e arrestuar vetëm se filmuan shkeljet

Capture 156

Deputeti i Partisë “Mundësia”, Erald Kapri, ka vizituar pas mesnate të rinjtë e ndaluar gjatë protestës së 10 tetorit, të cilët ndodheshin të shoqëruar në ambientet e Komisariatit Nr. 3 në Tiranë.

Përmes një mesazhi të shpërndarë në rrjetet sociale, Kapri bëri me dije se ka pritur pas mesnate pranë ambienteve të Komisariatit Nr. 3 në Tiranë për t’u ardhur në ndihmë dy të rinjve të protestës, të cilët u shoqëruan dhe u arrestuan nga forcat e rendit.

Deputeti denoncoi dhunën e ushtruar ndaj protestuesve, duke theksuar se ndalimi i tyre u bë vetëm pse dokumentuan me pamje filmike shkeljet e ligjit nga vetë punonjësit e policisë.

“NUK JENI VETËM! Prita pas mesnate tek Komisariati Nr. 3 të takoj dy të rinj të protestës të shoqëruar nga Policia. Janë arrestuar, janë goditur, vetëm sepse kanë filmuar policët që shkelin ligjin,” u shpreh Erald Kapri në deklaratën e tij.