Shoqërohen pesë punonjës policie në Korçë nga Shërbimi i Çështjeve të Brendshme dhe Ankesave. Mësohet se të shoqëruarit janë efektivë të Komisariatit të Maliqit.
Mbi ta rëndon akuza si të dyshuar për ‘Shpërdorimin e detyrës’.
Burime bëjnë të ditur se, janë efektivët e rendit nga komisariati i Maliqit, ndërsa ende nuk dihet nëse ka urdhër arresti për ta apo thjesht pezullim nga detyra.
