Shoqërohet në polici për mos-mbajtje të maskës në publik, ish-deputeti Kastriot Islami.

Gazetarja Klodiana Lala raporton për “Balkanweb” se policia ka shoqëruar Islamin, pasi ky i fundit nuk ka respektuar rregullat e vendosura nga qeveria, ndaj pandemisë së koronavirusit.

Qeveria shqiptare ka vendosur si rregull mbajtjen e maskës në publik nga ana e qytetarëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së mëtejshme të Covid-19.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re