Ndue Tarazhi, trajneri që u bë I njohur si pasojë e videos virale në rrjetet sociale ku ai shihej që rrihte dhe ofendonte lojtarët e U17 në Lacm, u ndalua nga forcat e rendit.

 

Tarazhi do të merret ne pyetje për të sqaruar pozicionin e tij në këtë skandal.

 

Ndue Tarazhi në fakt është shkarkuar pak kohë më parë nga ky pozicion e po ashtu duhet thënë se video në fjalë nuk është aktuale, por është realizuar pak kohë më parë.

 

Tarazhi shihet te godasë disa lojtarë të rinj pas humbjes së një ndeshje e nuk kursen ndaj tyre edhe ofendime të rënda.

 

 

Video kur goditen lojtaret:

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re