Në emisionin “Open” mbrëmjen e sotme temë debati ishte arrestimi i ish-drejtorit Thoma Gëllçi nga SPAK për dyshime me tenderat në kanalin e krijuar nga RTSH-ja.

Moderatorja Eni Vasili gjatë komenteve të saj ndër të tjera tha se nuk e dinte që ekzistonte “RTSH-Agro”.

Ky koment i moderatores ka sjellë reagimin e ish-zëvendëskryeministrit Erion Braçe i cili në një postim në rrjetet sociale e quan atë “kazetare” e cila nuk ka idenë se çfarë bëhet në vend se nuk konsumon gjera shqiptare.

“Shoqja kazetare, nuk ka kush detyrim që në Tv publik te bej një kanal që ta shohësh ti; Ka njerëz qe nuk rrojnë ne gote luksi, por ne fusha, punojnë aty, prodhojnë aty! E di, janë ndryshe nga Pështyhen, po ja qe ka dhe bujq ne kete vend!

Shoqja kazetare, po te blesh çdo gjë që ha ne Conad, pra nga Italia, as e ke idenë se çfarë prodhohet këtu, në Shqipëri, ne fshat, si ushqim natyrisht!

Shoqja kazetare, a duhen paguar 250 mije leke ne vit për një kanal me kukulla ku nuk ka asnjë kukull shqiptare, por veç kukulla te bëra jashtë? Për atë kanalin e bujqësisë, paguhet 1200 leke ne vit”- shkruan Braçe.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re