Me fat mund të quhet shorti për Kukësin dhe Shkëndijen e Tetovës në Ligën e Kampioneve. Ndërsa Drita e Gjilanit do e nis më herët këtë kompeticion për shkak të renditjes së kampionatit kosovar.

Drita ka një paraeleminatore për kualifikimit në Ligën e Kampione ku në gjysëmfinale do të luaj kundra Santa Koloman të Andorras. Nëse kalon në finale do të luaj kundra fitueses së çiftit La Fiorita-Linkoln Red Imps.

Nëse do ta kaloj këtë miniturne që do të luhet në Gjilbraltar, Drita do të ketë një përballje të pamundur me kampionen e Suedisë, Malmon.

Ndërsa për Kukësin që do të zëvendësoj Skënderbeun në këtë sezon të Ligës së Kampioneve pas vendimit të UEFA-s dhe KAS shorti është treguar bujar. Në fazën e parë eleminatore kundërshtari i Kukësit do të jetë Valeta. Skuadra e kryeqytetit maltez është edhe kampione e një kampionati më poshtë në nivel se Superioria jonë.

Por nëse kalon më tej atëherë gjërat vështirësohen pasi do të luaj kundra fitueses së çiftit Olimpija e Ljubjanës – Karabak, skuadrës ku luan edhe ish kapiteni i kombëtares Ansi Agolli.

Po aq pozitiv mund të cilësohet shorti edhe për skuadrën tetovare, kampione të Maqedonisë Veriore, tashmë me emërtimin e ri. Për ta gogla kanë nxjerrë përballë kampionen e Uellsit, Nju Saints, e cila ishte skuadra më e lehtë e vazos.

Për të vazhduar shorti komplikohet disi pasi do e përballë me fituesen e çiftit Torpedo Kutaisi – Sheris Tiraspol. Kujtojmë se ampionët moldav janë skuadra e cila elemnoj sezonin e shkuar Kukësin nga eleminatoret e Ligës së Kampioneve./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re