Hidhet shorti i fazës së grupeve të Champions League.

 

Grupi i  “ferrit” konsiderohet ai që vë përballë PSG, Milan, Borusia Dortmund dhe Njukasell. Janë katër ekipe që do të diskutojnë dy vendet e para të grupit I që sjellin edhe kualifikimin.

 

Interesant edhe grupi C me Real Madrid, Napoli, Union Berlin dhe Sporting Braga.

 

Me fat mund të konsiderohet Interi, që do të ketë përballë Benfiken, Real Sociedad dhe Salzburg në grupin D.

 

Në grupin A do të kemi përplasjen angloi-gjermane mes Bajern dhe Manchester United, ndërsa kampionet ne fuqi të Europës, Manchester City  janë të vendosur në grupin G me rivale lehtësisht të kalueshëm si Laipcig, Crvena Zvezda dhe Young  Boys.

 

Edhe Barcelona pati fat pasi do të ketë punë me Porton, Shaktar Donjec dhe Antverp.

 

Ndeshjet e para të fazës së grupeve të champions league do të zhvillohen në 19 dhe 20 shtator.

 

Si zakonisht edhe edicioni 2023-2024 I këtij kompeticioni spektakolar do të transmetohet në Tring.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re