Pasi u hodh shorti për eleminatoret e Ligës së kampioneve ku pritëm mirë shortin me fat për Kukësin, Shkëndijen dhe Dritën vjen edhe shorti për Europa Ligë. Por këtë herë ky short nuk është kaq i ëmbël për skuadrat shqiptare.

Partizani do të ketë përballë Maribor në një kualifikim që duket gati i pamundur. Maribor është skuadra që ka dominuar vitet e fundit futbollin slloven dhe këtë vit titullin e ka humbur vetëm në fund në ndeshjen direkte ndaj Olimpijas.

Po kaq i vështirë shorti është edhe për Laçin pasi Anorthosis Famagusta është një kundërshtar i ngjashëm me Maribor. Dominuese në Qipro dhe me një eksperiencë të rëndësishme në Europë.

Më i thjeshtë duket shorti për Luftëtarin në këtë debutim në Europë. Përballë do të jetë Ventspils i Letonisë dhe përballja pritet të jetë e balancuar.

Po kaq pozitiv mund të quhet shorti edhe për skuadrën e vetme të Kosovës në Europa Ligë, Prishtinën. Fillimisht në turin paraeleminator do të jetë skuadra gjysëmamatore nga Gjilbraltari, FC Europa. Nëse ky tur do të kalohet edhe kundërshtari pasardhës është Folia Esh i Luksemburgut duke lënë të hapur mundësinë për kualifikim.

Akoma më i pamundur duket shorti për FK Shkupin që do të përballet me gjigandët skocez të Gllazgou Rejnxhërs./Berati.TV

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re