34 familjet përfitues të pallatit në lagjen 6 në Durrës zhvilluan sot procesin e zgjedhjes së hyrjeve.

Procesi u zhvillua me short nga përfaqësues të Bashkisë Durrës duke qenë se 30% e banorëve nuk kishin rënë dakord për të marrë të njëjtat hyrje siç i kishin pasur.

Pakënaqësitë e qytetarëve filluan  që me përzgjedhjen e goglave, sipas tyre duheshin përzier për transparencë e vijuan me të drejtën për të zgjedhur.

Një banore tjetër e pallatit kishte ankesa për sa i takon ndarjes së padrejtë të hapësirave, sipas saj në hyrjen e mëparëshme kishte më shumë hapësirë.

“Kërkoj shtëpinë që kam pasur, kemi punuar 40 vjet, vajzën e kam rrugëve pa strehim, është me kemp. Unë dua shtëpinë time, katin e dytë. Do ta refuzoj. Ai pallat është bërë si është bërë. Nuk jam e kënaqur jam vetë i 6 , një sallon është bërë i gjerë, dhe i ngushtë. Te një hyrje tjetër lart, salloni një metër. Banesa ka qenë e shkëlqyeshme.

Do zgjedhësh thonë këto. Unë e kundështorj edhe pse hodha firmën”– u shpreh ajo.

Pakënasi shfaqën edhe qytetarët të cilët kanë në familje persona me aftësi të kufizuar, ndaj ju dha edhe edhe përparësi në zgjedhjen e katit.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re