Shorti për Këshillin e Emërimeve në Drejtësi i ka kaluar Kuvendit.
 
Vizion Plus ka mësuar se presidenti Ilir Meta nuk e ka hedhur shortin dhe përmes një shkrese drejtuar Kuvendit ia ka kaluar këtij të fundit kompetencat për përzgjedhjen e anëtarëve të KED.
 
Presidenti e ka informuar Kuvendin se për shkak vakumit ligjor nuk mund të hedh dot shortin për KED.
 
Pas tërheqjes së Metës, shorti për KED do të hidhet më 5 dhjetor nga Kuvendi.
 
Me përzgejdhjen e anëtarëve të KED, do t’i hapet rruga edhe funksionimit të Gjykatës Kushtetuese, e cila prej gati një viti ndodhet në ngërç.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re