Ngritja e flamurit për përvjetorin e çlirimit të qytetit të Kozanit të Greqi i është caktuar një nxënësi shqiptar – Për këtë arsye prindërit e fëmijëve të tjerë nuk do të lejojnë fëmijëve të marrin pjesë në paradë.
 
Më date 11 tetor qyteti i Kozanit në Greqi do të festojë çlirimin e qytetit dhe nëpër shkolla është zhvilluar shorti për caktimin e nxënësve të shkollave të cilët do të ngrenë flamurin grek ditën e paradës së përvitshme.
 
Ka pasur reagime shumë të forta nga prindrit e nxënësve të tjerë grekë në lidhje me ngritjen e flamurit nga një nxënës shqiptar. Sipas Kozanimedia, shorti i ra një nxënësi shqiptar, i cili sipas mediave është nxënës i dobët dhe sipas shumë prindërve të tjerë grekë ai nuk është i denjë për të ngritur flamurin pasi është shqiptar.
 
Prindrit protestojnë duke mos paraqitur fëmijët e tyre as në paradën e qytetit në 11 tetor e as në paradën kombëtare në 28 tetor, nëse ngritës dhe mbajtës i flamurit do të jetë një nxënës shqiptar.
Sipas mediave greke ka dhe disa prindër të cilët kanë problem që fëmija është shqipar dhe dëshirojnë që flamurin ta ngrenë në paradë vetëm fëmijë të lindur në Greqi.
 
Për herë të parë në Greqi Ministria e Arsimit ka publikuar një vendim ku shprehet se flamurin grek ditën e Çlirimit do ta ngrejnë nxënës me short dhe jo në bazë të vlerësimit të notave si ka qenë më parë, për të ruajtur një klimë harmonike dhe të barabartë mes nxënësve të klasës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re