Skip to content

Show vazhdon! Rama shpërndan pamjet e shembjes së vilave të ish-deputetit socialist në Farkë

640 0 1762533365x1762532130 vilatpaleje 228

Tre vila luksoze në ndërtim në zonën e Farkës u hodhën sot në erë me një shpërthim të kontrolluar, pas vendimit për shembjen e tyre si ndërtime pa leje.

Pamjet e operacionit u publikuan nga vetë kryeministri Edi Rama, i cili tha se nuk mund të ndërtohen vila për qëllime fitimi në dëm të ligjit dhe komunitetit, pasi partia e tij është e vendosur të mos lejojë asnjë meter katror pa leje (aty ku ska fitim).

Vilat ishin pjesë e një kompleksi në pronësi të kompanisë “Austrian Construction Albania”, e lidhur me Vladimir Kostën, ish-deputet i Partisë Socialiste.

Për rastin janë shpallur në kërkim pronarja Elga Kosta, administratori Stavro Suloti dhe arkitektja e projektit, ndërsa pesë inspektorë të IMT-së janë arrestuar për shpërdorim detyre.

Shafqes së titulluar “E mira e komunitetit” me regjisor kreyeministrin disa ditë më pare ju bashkuan edhe ministrja e Brendshme Albana Koçiu, nënkryetari i Bashkisë së Tiranës Blendi Sula dhe drejtori i Policisë së Shtetit Ilir Proda ku në rolin e figurantëve ndoqën nga afër shembjen