Ja një ide për ushqim të shijshëm të cilin e duan edhe fëmijët edhe të rriturit!

Nëse ju kanë bezdisur shpagetat e “zakonshme” me qofte, apo fëmijët tuaj nuk duan t’i hanë, ja mënyra gjeniale për përgatitjen e këtij ushqimi, shkruan Stil.

Përgatitja

Zieni shpagetat, kullojini dhe hudhni vaj ulliri mbi to, që të mos kapen. Mbi shpagetat e ftohura hudhni parmezan dhe përzieni.

Në gropat e enës për muffins-a vendosni shpagetat, ashtuqë në mes bëni pak hapësirë që të hudhni salcën e preferuar.

Pastaj mbi të vendosni qoften, të cilën do ta lyeni me lugë me salcë dhe mbi të cilën në fund shtoni parmezan.

Shpagetat e përgatitura kështu i futni në furrën paraprakisht të ngrohtë dhe i pjekni për 20-25 minuta.

Kur t’i nxjerrni nga furra, i leni pak të ftohen, që më lehtë t’i nxjerrni nga ena.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re