Edicioni i 6-të i Maratonës së Tiranës, nisi mëngjesin e sotëm me garën “Fun Run”, ku protagonistë janë nxënësit e shkollave të mesme dhe 9-vjeçare, të cilët vrapuan në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, me mesazhin sensibilizues për edukimin e të rinjve përmes sportit. Gara, e cila filloi në orën 09:00 në sheshin “Nënë Tereza”, ka përshkruar një segment me gjatësi prej 2 km, i cili përfundoi në sheshin “Skënderbej”.

 

Për fituesit e tre vendeve të para u dha edhe një shpërblim simbolik.

 

Kjo garë shihet si një mënyrë e mirë për t’i nxitur të rinjtë të angazhohen me sport dhe të përgatiten për të garuar pas disa vitesh në Maratonën e Tiranës.

 

Ditën e nesërme qyteti i Tiranës vijon me Maratonën e Tiranës 2022, eventin më të madh sportiv në qytet. Këtë e tregon edhe pjesëmarrja e 2500 vrapuesve nga disa vende të botës. Për mbarëvajtjen e eventit, me qëllim sigurinë e garuesve si dhe lehtësimin e trafikut, Policia Bashkiake apelon qytetarët që të përdorin sa më pak të jetë e mundur automjetet private nga ora 7:00 e mëngjesit deri në orën 16:00.

 

Gjithashtu, qytetarëve u kërkohet që të mos hyjnë brenda perimetrit të garës gjatë zhvillimit te saj, pasi kjo është rreptësisht e ndaluar. Shtimi i numrit të pjesëmarrësve ndër vite është një tregues i mirë se kjo garë është bërë e dashur për qytetarët e Tiranës.

 

Fituesit e garës Fun – Run sipas kategorive

Shkollat e mesme dhe 9-vjeçare

Fituesit meshkuj

1. Ambli Shehri – Austri (me kohën 1:54:25)2. Firdel Sala – Ndroq (me kohën 1:56:27)3. Parid Hoxha – “Myslym Keta” (me kohën 1:58:12)

Fitueset femra

1. Alesia Dauti – “Eqerem Çabej” (me kohën 2:00:00)2. Elisabeta Marku – “Qemal Stafa” (me kohën 2:20:32)3. Meigsa Cenaj – Ndroq (me kohën 2:30:00)

“Speciale”

1. Adi Sula2. Vanesa Doçi3. Elson Buçi3. Eusebio Arapi

“Me patina”

1. Ermal Krekas2. Rahim Jata3. Isert Sinani

“Me familjen”

1. Familja Muzaka2. Familja Tela

“Me katërputroshin”

1. Francesko Shehu – qeni Puma2. Gozar Taho – qeni Lusy3. Gozar Taho – qeni Shfals

 

 

 

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re