Tri kulla pritet të marrin jetë së shpejti në kryeqytet. Në një prej zonave qendrore të kryeqytetit ku në njërën anë ndodhet shtëpia e fëmijës “Zyber Hallulli” dhe në kahun tjetër zyrat e Inspektoriatit të Punës, do të transformohet tërësisht për t’i lënë vend tri kullave moderne.

Në kompleksin e ri do të integrohet Korpusi i ri i Inspektorateve Shtetërore që synon bashkimin e institucioneve inspektuese në një strukturë funksionale.

Nga prezantimi i projekteve të ideuara nga 5 studio të njohura ndërkombëtare, nga Portugalia, Italia, Danimarka dhe Meksika, fitues janë shpallur vetëm 2 prej tyre.

“Taller Hector Barroso + Studio B&L L.L.C + Progeen L.L.C + Doriana Bleta + Agim Seranaj + Ardian Paci”, është studio arkitekturore që do të ndërtojë shtëpinë e re të fëmijëve “Zyber Hallulli” në zonën e njohur si “Vilat Gjermane” në afro 5 mijë metra katrorë.

“Rojkind Arquitectos S.C + Son Engineering & Construction + Asab Sh.P.K + Motus + Julian Kasharaj”, është studio arkitekturore që i është besuar ndërtimi i 3 kullave luksoze në kryeqytet.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re