Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes ka shpallur procedurat e pranimit dhe emërimit të mjekëve në institucionet shëndetësore publike nëpërmjet platformës elektronike “Mjekë për Shqipërinë”.
Në faqen online të portalit “Mjekë për Shqipërinë” është shpallur konkurimi për pozicionet vakante: Mjek familje/ të përgjithshëm dhe mjek specialistë në qëndrat shëndetësore; dhe mjek specialistë në spitale.
Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale sqaron procedurat si vijon:
Komisioni i Vlerësimit harton listën me pikët e dosjes për çdo kandidat dhe i njofton ata për rezultatin nëpërmjet adresës së tyre me email.
Kandidatët kanë të drejtën e ankimit për rezultatin brenda dy ditëve nga dita e njoftimit të tyre. Ankesa bëhet përmes portalit “Mjekë për Shqipërinë” në adresën e kontaktit në këtë faqe.
Komisioni i Vlerësimit njofton kandidatët për intervisten me gojë dhe brenda dy ditëve pas intetrvistës i njofton ata për rezultatin përfundimtar.
Pas përfundimit të afateve të ankimimit dhe shqyrtimit të ankesave, Komisioni i Vlerësimit shpall renditjen e kandidatëve në portalin “Mjekë për Shqipërinë” dhe dërgon emrat e fituesve/fituesin pranë Drejtorisë Rajonale të OSHKSH ose institucioneve qëndrore shëndetësore.”
Minstria bën me dije se afati i fundit për aplikim nëpërmjet platformës on-line “Mjekë për Shqipërinë” është data 5 Tetor 2019.
Kandidatët ftohen të shikojnë dhe udhëzimin përkatës në linkun:
https://mjeke.shendetesia.gov.al/shpallje-per-mjek-ne-institucionet-shendetesore-publike-shtator-2019?vendi=1635
