Kuvendi i Shqipërisë ka hapur thirrjen për zëvendësimin  e  dy vendeve vakante, perkatesisht ne këshillin e lartë gjyqësor dhe ne këshillin e lartë te prokurorisë.

 

Sipas kuvendit, anëtarët e KLP-së, Gent Ibrahimi dhe Sandër Beci, si dhe anëtarët e KLGJ-se  Maksim Qoku dhe Erjon Muharremaj e përfundojnë mandatin e tyre 3 vjeçar,  në shkurt të vitit 2021.

 

Por duket se te dy institucionet nuk janë dakord  me këtë vendim, pasi pretendojnë se ata e kane filluar zyrtarisht punën në dhjetor të 2018-ës.

 

Ditën e sotme,  këshilli i larte i prokurorisë u mblodh për te  diskutuar  mbi llogaritjen e afatit, duke vendosur qe mandati i tyre  te përfundoje jo ne shkurt, por në dhjetor te  vitit 2021.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re