Skip to content

Shpallet lista për katër ndeshjet e UEFA Nations League / Flet Rolando Maran

maran 1


 

Trajneri Rolando Maran shpall listën për katër ndeshjet e UEFA Nations League, dy debutues dhe rikthime në skuadër Kombëtarja shqiptare do të nisë rrugëtimin e saj të ri në kompeticionin UEFA Nations League, me katër ndeshjet e para ndaj Bjellorusisë, Finlandës dhe San Marinos, me të cilën do të përballet në dy takime.

lg.php?bannerid=0&campaignid=0&zoneid=426&loc=https%3A%2F%2Fwww.balkanweb.com%2Fnations league del lista e kombetares te ftuarit e trajnerit maran%2F&referer=https%3A%2F%2Fwww.balkanwebTrajneri i Kombëtares, Rolando Maran, ka publikuar listën me 29 lojtarët e grumbulluar për këto sfida. Në listë bëjnë pjesë edhe dy emra që marrin ftesën e parë me Kombëtaren, mesfushori i Hearts, Sabah Kerjota dhe mbrojtësi i Union Brescia, Samuele Sina.

Ndërkohë, në skuadër rikthehen pas mungesave për shkak të dëmtimeve Rey Manaj, Ernest Muçi dhe Marash Kumbulla. Në listë është edhe portieri Etrit Berisha, i cili rikthehet të jetë pjesë e grupit të Kombëtares