Elvis Myrta, gazetari i “Fax News” ka zbuluar disa detaje të rëndësishme pas vendimit të Gjykatës së Posaçme të Apelit e cila la në fuqi dënimin me 2 vite burg për ish-kryeprokurorin, Adriatik Llala.

Sipas burimeve, Myrta tha se është vetëm çështje kohe pasi policia me vendim të gjykatës pritet që sot të nisë kërkimet për arrestimin e Adriatik Llallës.
Gazetari na tregoi mënyrën se si veprohet në rast se ish-kryeprokurori është larguar nga Shqipëria.

“Vendimi i Gjykatës fillimisht shkon në polici më pas uniformat blu fillojnë kërkimet. Fillimisht mbërrihet në banesë dhe në rast se nuk gjendet atëherë fillon kontrolli për në familjarët dhe rrethin e ngushtë të Adriatik Llallës. Në rast se dështojnë tentativat në Shqipëri atëherë emri i Adriatik Llallës shpallet në kërkim ndërkombëtar dhe i kalon “Interpolit” për ekzekutimin e këtij vendimi.

A mund t’i shpëtojë burgut Adriatik Llalla? “Ky është një vendim i formës së prerë dhe nuk ka hapësira që ai mos kryejë dënimin, vetëm nëse shfaq probleme shëndetësore ai me një kërkesë të mjekut mbase del nga qelia. Është vetëm çështje kohe ende nuk është dërguar në polici urdhëri për arrestimin e tij. Sipas burimeve me shumë gjasa e gjitha procedura do të fillojë ditën e sotme. Llalla zyrtarisht është i shpallur në kërkim”, tha Myrta.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re