Detaje të reja dalin në dritë nga arrestimi i ish-drejtorit të RTSH-së Thoma Gëllçi me urdhër të SPAK, nën akuzën e shpërdorimit të detyrës, së bashku me 3 bashkëpunëtorë të tij.

Fax News mëson sipas SPAK, se ai ka shpallur procedurën e tenderit përpara se të merrte miratimin nga AMA dhe Bordi për hapjen e kanalit TVSH AGRO. Në tenderin për blerjen e pajisjeve si kamera etj, kanë qenë dy kompani.

Anëtarët e KVO kanë shpallur fituese kompaninë e cila kishte ofertë 20 milionë lekë më të lartë. Të dyja kompanite kanë patur parregullsi në dokumentacion dhe duheshin skualifikuar.

Po ashtu sipas dosjes së SPAK Thoma Gëllçi ka bërë një shtesë në kontratën me komapine fituese TBS96 në shkelje të ligjit.

Bashkë me Gëllçin u arrestuan dhe tre anëtarët e Komisionit të Vlerësimit të Ofertave: Julian Tapia, Ervin Muraj dhe Alban Maraveci.

Fax News mëson se pak javë më parë, RTSH ka pasur një mbledhje të bordit, ku ka mbyllur edhe ekranin RTSH Agro, për të cilin janë shpenzuar afro 1 milionë dollarë.

Detaje mbi arrestimin e Gëllçit:

Prokuroria e Posaçme është duke kryer hetime edhe për tendera të tjerë që ka bërë Radio Televizioni Shqiptar, gjatë kohës kur është drejtuar nga Thoma Gëllçi. Burime jo zyrtare nga Prokuroria e Posaçme i thanë Fax neës, se urdhërimi i arrestimit të ish drejtorit të RTSH-së është bër pasi ka pas indicie se ai mund të largohej nga vendi ynë.

Nuk dihet nëse Gellçi kish nuhatur se ishte vënë nën hetim nga SPAK, e për këtë shkak edhe do largohej Shqipëria, por, ajo që mësohet nga grupi hetimor, është që prej kohësh po me vendim gjykate për shkak të hetimeve që po kryheshin ndaj tij prej disa muajish Thoma Gëllçi po përgjohej nga SPAK.

Pas marrjes së indicieve për largimin nga Shqipëria, menjëherë struktura e posaçme është vënë në lëvizje dhe ka urdhëruar arrestimin e ish drejtorit të Radio Televizionit Shqiptar. Mësohet se ai është arrestuar në Kolonjë, ndërsa tre ish vartësit e tij që kanë marrë pjesë në tenderin abuziv prej 870 milion lekësh janë arrestuar në kryeqytet.

Në momentin e ndalimit Gëllci ka qenë në banesën e prindërve të tij në Kolonjë. Fax neës mëson se hetimet janë në vijim edhe për një tender tjetër, të bërë në kohën kur Gellci ishte drejtor i instucionit. Sipas informacioneve bëhet fjale për një tender që kap vlerën e 1 milion eurove.

(E.K/Faxweb.al)

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re