Presidenti Ilir Meta, është pyetur në konferencën e sotme për shtyp, lidhur me shpalljen e Ardian Dvoranit si “kampion i anti-korrupsionit” nga Departamenti Amerikan i Shtetit.

Meta e quajti këtë si një “fletë lavdërimi” të ngjashme me ato të Partisë së Punës gjatë diktaturës.

“Meqenëse kryeministri ka nxjerrë fletë lavdërimi për anti korrupsionin e tij, kjo nuk më habit. Këtu është Ramaforma, kapja e shtetit, shpk-ja. Në një ditë e patë cfarë ndodhi me Rinasin. Në 26 janar është bërë marrevëshje, në 27 qeveria e ka çuar në Kuvend, në 27 është mbledhur sërish konferenca e kuvendit.

Këto janë si fletët e lavdërimit që merrte Partia e Punës, kur shqiptarët vdisnin për bukë. Kështu janë këto çmimet e Edi Ramës.

Ja ku janë letrat. Përse ky nxitim për të bërë një ligj të veçantë për të shkelur kushtetutën?“, tha Meta.

I pyetur se si janë marrëdheniet e Presidentit me amabsadën Amerikane, Meta u përgjigj kështu:

“Raportet e Ilir Metës me SHBA-të janë të shkëlqyera. Asnjëherë Ilir Meta nuk gënjen, nuk mashtron, nuk i ka keqpërdorur për interesat e tij. Meta nuk ka shkelur asnjë ligj amerikan, nuk është paraqitur si gruaja e Bilalit për fotografi.

Të gjitha përpjekjet e zotit Xibraka, për të krijuar fokuse artificiale, ndërkohë një aferë si kjo kaq e madhe, që ndodhin cdo ditë, këto janë të mbaruara në 25 prill.

Populli i Shqipërisë do të shkojë për të rivendosur rendin kushtetues“, tha Meta.

/TPZ.al/

LEXO EDHE:

Presidenti Meta denoncon zgjatjen e koncesionit të Rinasit: Aferë korruptive!

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re