Aktivistja e Eco Albania, Besjana Guri ka dhënë një intervistë për emisionin “Të Pathënat” moderuar nga Arbi Fortuzi në Fax News ku ka folur lidhur me shpalljen e lumit Vjosa si “Park Kombëtar” që nënkupton nivelin më të lartë të mbrojtjes.

Guri tha se Vjosa duke qenë lumi i fundit i egër në kontinentin e Europës duhet të mbrohej duke kundërshtuar ngritjen e hidrocentraleve që qeveria kishte planifikuar më herët. Aktivistja shtoi se përfitimi që mund të sillte shpallja e Vjosës si park kombëtar, do të ishte shumë më i madh krahasuar me përfitimin që mund të sillnin hidrocentralet.

“Puna ka qenë e vështirë pasi jemi përballur edhe me konrata koncesionarësh ku dy prej tyre i kemi anulluar. Kur flitet për mbrojtjen e mjedisit njerëzit mund të mendojnë se ne jemi kundër zhvillimit por ne që në fillim kemi synuar të kemi një park kombëtar në mënyrë që edhe turizmi dhe ekoturizmi së bashku me biznesin lokal të zhvillohen.

Nuk ka mbetur sot një lumë i tillë në të gjithë Europën, ndërsa Shqipëria e ka. Po ta krahasosh përfitimin që Shqipëria mund të kishte nga hidrocentralet me atë që parku kombëtar mund të sillte, kjo e dyta do të jetë alternativa më e mirë”– u shpreh Guri.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re