Ish-deputeti i Partisë Socialiste Alfred Peza, përmes një interviste të dhënë në studion e lajmeve të televizionit FaxNews, ka komentuar aktualitetin politik në vend në lidhje me çështjet e rëndësishme si, shpallja non grata nga DASH  e ish-kryeministrit Berisha dhe arrestimi i ish kryeprokurorit Adriatik Llalla për pastrim parash.

Peza theksoi se të dy këta persona kanë qenë në vijën e parë të bllokimit të Reformës në Drejtësi.

Gjithashtu ish-deputeti thekson se këmbanat e alarmit bien për Ilir Metën dhe për të gjithë ata politikan të cilët i kanë mbyllur hesapet me drejtësinë shqiptare përmes procedurave.

“Di që lajmi për shpalljen “non grata” të ish-kryeministrit Berisha, ka bërë shumë jehonë. Di që e kanë dhënë dhe shumë media botërore, di që e vetmje pyetja e ngritur ‘Pse tani’, është ngritur nga media pranë opozitës. Matheë Palmer është një nga zyrtarët e lartë amerikan shumë familjar në Shqipëri, i cili në një deklarratë të pak minutave më parë u shpreh se asnjëherë nuk është vonë për të dënuar korrupsionin dhe për ta adresuar atë. Aq më tepër kur bëhet fjalë për persona që kanë patur në dorë fatet e vendit dhe kanë kontrolluar buxhetin e shtetit.

Ka tre versione për leximin e deklaratës së Sali Berishës. E para Berisha bëri një deklaratë disproporionale me akuzat që i janë bërë, ndryshe nga politikani i fortë që ne jemi mësuar të shohim.

Së dyti Berisha e di shumë mirë se ka aq koshiencë politike në këto nivele për të ditur se DASH, kurr në asnjë rast nuk mund të bëjnë deklarata të tilla pa poseduar faktet. Nuk ka shqiptar që e vë në dyshim se DASH ka folur kot dhe nuk ka prova.

Së treti kemi një sërë personazh të cilët janë vendosur në listën e zezë të Departamentit të Shtetit dhe në momentin që autoritetet shqiptare kanë kërkuar provat, ato kanë ardhur. Kjo mund të ndodh dhe me zotin Berisha.

Këmbanat e radhës bien për Presidentin Meta, ose për aleatë të tjerë të cilët i kanë mbyllur proceset gjyqësore në vend dhe përballjen me drejtësinë përmes procedurave.

Dua të theksoj se ShBA e kanë seriozisht me Shqipërinë, dhe Adriatik Llalla me Sali Berishën kanë qenë në vijën e parë të bllokimit të Reformës në Drejtësi”, tha Peza.

loading…

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re