Moderatori Blendi Fevziu po e drejton emisionin “Opinion” përmes lidhjes me Skype, siç nuk ka ndodhur asnjëherë më parë. Mbrëmjen e sotme, Fevziu tha se kishte planifikuar të jepje një material mbi luftën Izrael-Palestinë, por vendimi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës bëri që planet e tij të përmbyseshin.

I ndjerë i sigurtë për emisionin e mbrëmjes së sotme, Fevziu udhëtoi jashtë vendit dhe mbrëmjen e sotme është ‘detyruar’ ta drejtojë emsionin përmes Skype. Në studio, Fevziu ka çuar tre të ftuarit, mes tyre dhe analistin Baton Haxhiu, të cilit i kërkoi që ta zëvendësojë nëse do të ketë probleme me internetin.

“Mirmbrëma të dashur teleshikues. Këtë të mërkurë kishim planifikuar të jepnim mbi luftën Izrael-Palestinë. Unë u nisa në një udhëtim jashtë Shqipërisë dhe në mesditë doli vendimi i SHBA-ve për shpalljen non-grata të ish-kryeministrit Sali Berisha. Nuk mund ta humbisnin aktualitetin. Në pamundësi për të qenë aty, po e drejtoj këtë emision me anë të Skype dhe kam tre të ftuar. Baton, duke qenë se ti ke qenë më shpesh, do më zëvendësish nëse do të kem probleme me internetin,”- tha Fevziu.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re