Neritan Sejamini, i ftuar në emisionin “Të Paekspozuarit” në MCN TV, ka komentuar shpalljen non-grata të Sali Berishë nga SHBA.

“Ndalimi i hyrjes së Berishës në SHBA, se nuk është tamam shpallje non-grata,  është vendim politik i DASH, i bërë në bazën e një procesi politik. Natyrisht ky vendim i ka ndarë njerëzit.

Motivi për çfarë është bërë kjo? Për t’i dhënë kurajo drejtësisë, që të hetojnë personat e rëndësishëm. Kemi një reformë në drejtësi që në 7 vjet nuk ka prodhuar asgjë.

E dyta, është mesazh për PD-në që e vetmja mundësi që kanë është të kthehen në parlament dhe çdo vizion tjetër, duhet të jetë e qartë se nuk është opsion sepse SHBA do t’u qepen secilit që mund të bëjnë këtë”, tha Sejamini.

/TPZ.al/

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re