Deputeti i Partisë Demokratike, Agron Gjekmarkaj ka takuar në Londër, deputetin  e dhomës së komunave Martin Vicker, ku kanë diskutuar për shumë çështjes.

Mes të tjerave, Gjekmarkaj i ka shprehur shqetësimin se shpallja non grata e Sali Berishës nuk është shoqëruar me transaprencë.

Po ashtu, deputeti i PD thotë se vizita e David Cameron në Shqipëri është tepër domethënëse për raportet mes dy vendeve.

“Sot në Londër në Parlamentin anglez pata  kënaqësinë të takoj z Martin Vicker, deputet i dhomës së komunave, një personalitet i njohur i politikes britanike, kryetar  i grupit të miqësisë me Shqipërinë.

Mikpritësit i shpreha   konsideratën e lartë për gjithçka që ai bën për të ngritur në nivele më të larta frymën e miqësisë dhe bashkëpunimit mes Parlamenteve tona duke çmuar traditën  shekullore të këtij vendi të madh e plot histori.

Po ashtu i transmetova konsideratën e Kuvendit të Shqipërisë per çfarë Anglia ka bërë për Shqipërinë e Kosovën gjatë këtyre dekadave dhe emigracionin shqiptar në Angli i cili po integrohet me hapa të shpejtë në të gjitha aspektet e jetës angleze si një urë miqësie e bashkëpunimi. Një komunitet ky që meriton respekt dhe mbështetje i cili me punën e tij i sfidon retorikat dhe nevojat e çastit të politikes së ditës.

Interesimit të tij për zhvillimet politike në Shqipëria ju përgjigja duke i shpjeguar  shqetësimet e Opozitës dhe të shoqërisë shqiptare për arrestimin e Liderit të Opozitës pa akuzë, pa prova dhe pa hetim në kundërshtim me Kushtetutën e vendit duke i dhënë kësaj ngjarje konotacion të theksuar politik. Po ashtu duke i shpjeguar rolin që Sali Berisha  ka patur  e ka në historinë e këtyre 34 viteve në Shqipëri dhe sot si Lider i konfirmuar i Opozitës  shpreha mendimin qe vendimi i shpalljes së tij “non grata” nuk është shoqëruar me informacion e transparencë në raport me shoqërinë shqiptare e cila meriton të vërteta nesa ka të tilla për simbolikat që Berisha  mbart. Në këtë  kontekst shumë interpretime dhe zhurma  ka shkaktuar ky vendim dhe z Berisha i ka dhënë të drejtën e kontestimit nëpërmjet një procesi ligjor po në Angli.

Në një vend demokratik kur pjese të mëdha të shoqërisë besojnë se Lideri i Opozitës mbahet i ndaluar politikisht kjo krijon dyshime mbi vete sistemin e drejtësisë, thelbin e natyrën e demokracisë!

I kërkova zotit Vikerc  një prani më të shtuar të parlamentarëve anglez gjatë vitit elektoral në Tiranë. Ndikim më të madh mbi qeverinë shqiptare per të arritur një reforme zgjedhore konsensuale si parakusht per zgjedhje të lira e të ndershme!

Në këtë kontekst  vizitën e sekretarit Camerun e shohim si një akt domethënës për forcimin e bashkëpunimit mes vendeve tona”, tha Gjekmarkaj.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re