Kryeministri Rama, jo vetëm që nuk e pranon akuzën e PD-së se pas shpalljes “Qytetar Nderi” të të ndjerit Gafurr Mazreku, ish-atentator i të ndjerit tjetër Azem Hajdari, nuk është ai, por dhe kërkon refuzimin e këtij akti.

“Kryeministri Edi Rama shpreh keqardhjen për sulmet e shëmtuara ndaj tij, lidhur me një vendim të Këshillit Bashkiak të Hasit, me të cilin ai jo vetëm s’ka asnjë lidhje, por e konsideron një provokim të papërgjegjshëm, të kujtdo që e ka propozuar dhe ka miratuar”, u tha në një deklaratë nga kryeministria.

Aty thuhet Rama i ka kërkuar Prefektit të Kukësit refuzimin e firmosjes së atij vendimi.

“Duke i konsideruar akuzat vulgare të Partisë Demokratike, si një shpërdorim politik të radhës së emrit e të kujtimit të Azem Hajdarit, kryeministri Edi Rama shpreh bindjen se ato s’janë asgjë tjetër veçse ana tjetër e medaljes së këtij episodi të politikës qorre e shurdhe të interesave më të ulëta”, thuhet më tej në deklaratë.

 

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re