Trajneri i Real Madridit, Julen Lopetegui iu shfaq gazetarëve me një fytyrë serioze pas një humbje të rëndë kundër Seviljes 0 – 3 në Pizzuane. E vetmja gjë e mirë për tifozët Real është se ekipi qëndroi në krye të tabelës, pavarësisht shpartallimit e.

Me këtë humbje, ajo një fitore dhe ajo lojë e mirë kundër Romës 3 – 0 në Ligën e Kampionëve, u zhvlerësuan tërësisht.

“Sevilja ishin shumë më superiore dhe e meritoi fitoren, por jo siç ne do ta dëshironim. Në pjesën e parë paguam çmimin e dy golave të shpejtë. Në pjesën e dytë ne ishim më konkurrues dhe na mbajti shpresa se mund të ktheheshim në lojën tonë”, tha trajneri madrilen, i cili qyshse e mori skuadrën mbretërore në vigjilje të Botërorit, nuk ishte ballafaquar me një poshtërrim të tillë.

Megjithatë, ai u ngushëllua me fjalinë e njohur në të tilla raste kur është fjala për fillimin e një kompeticioni. “Kampionati shtë shumë i gjatë…”, u përgjigj Lopategui.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re