Skip to content

Shpatullat e saj të zhveshura që “skandalizuan” Vatikanin

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë

Princesha Charlene e Monakos “theu” protokollin kur takoi Papa Françeskun në Vatikan të mërkurën në mëngjes. Ish-notarja olimpike 44-vjeçare vizitoi Vatikanin me bashkëshortin e saj 64-vjeçar Princ Albertin, por fustani i zi elegant që zgjodhi për këtë rast, i la shpatullat e zhveshura, megjithëse sipas protokollit, gratë që takohen me Papën në Kishën Katolike Romake duhet të veshin një fustan të gjatë të zi, me mëngë të gjata, në mënyrë që çdo pjesë e trupit të tyre të jetë e mbuluar.

Charlene e kompletoi look-un e saj me një shami të zezë dantelle, sipas protokollit, ndërsa rreth qafës mbante një kryq të bardhë, simbol i besimit të saj. Ajo ka deklaruar në një intervistë se është bërë katolike, jo vetëm sepse është feja zyrtare e Monakos, por sepse ka marrë forcë nga katolicizmi në kohë të vështira për të. Charlene është me origjinë nga Afrika e Jugut dhe anëtarët e familjes së saj janë protestantë. Përkushtimi i saj ndaj katolicizmit u intensifikua kur fëmijët e saj binjakë, Jacques dhe Gabriella, lindën para kohe në dhjetor 2014.

Vizita e çiftit mbretëror të Monakos në Vatikan ishte mbajtur sekret deri në mbërritjen e Albertit dhe Charlene në Romë, pasi pallati nuk kishte lëshuar një deklaratë. Në fakt, të martën Charlene dhe Albert morën pjesë në gala-në e 73-të të Kryqit të Kuq në Monte Carlo, një ngjarje e rëndësishme sociale për principatën e pasur për dekada, në të cilën Charlene u shfaq për herë të fundit në vitin 2019.

Çfarë është “Il privilegio del bianco” që Vatikani u jep shtatë grave në botë?

Nuk është hera e parë që Charlene “thyen” protokollin në një takim me Papa Françeskun. Në vitin 2016, princesha vizitoi Vatikanin e veshur me të bardha, por ndonëse u diskutua për pamjen e saj, gruaja e Albertit kishte shfrytëzuar privilegjin e dhënë nga Vatikani për shtatë gra në mbarë botën, që u jep atyre të drejtën për të takuar Papën, ose që  marrin pjesë në ngjarjet e Vatikanit, veshur me të bardha (Il privilegio del bianco). Këto janë mbretëreshat dhe princeshat katolike, si Mbretëresha Sofia e Spanjës, Mbretëresha Paola e Belgjikës, Dukesha e Madhe Maria Theresa e Luksemburgut, Mbretëresha Letizia e Spanjës, Mbretëresha Mathilde e Belgjikës dhe Princesha Marina e Napolit.

Sipas shtypit italian, Papa Françesku dhe çifti princëror i Monakos patën një takim privat për gjysmë ore, pasuar nga shkëmbimi tradicional i dhuratave në prani të zyrtarëve të të dyja palëve. Princi Albert dhe Charlene i dhuruan Papa Françeskut një gdhendje që përshkruan kapelën e pallatit, ndërsa Papa i dhuroi çiftit një statujë bronzi që përshkruan shëmbëlltyrën e Samaritanit të Mirë dhe kopje të fjalimeve të tij në Ditën Botërore të Paqes dhe për vëllazërinë e njerëzve. /tesheshi.com/

Ndajeni këtë artikull me të tjerë duke klikuar ikonat më poshtë