Policia vijon me kontrollet me makinën inteligjente dhe radarë në Rrugën e Kombit.

Gjatë paradites së djeshme deri në orët e vona të mbrëmjes, makina inteligjente dhe radari automatik kanë skanuar shpejtësi 100 km/h në rrugën Milot – Rrubik, si dhe nga 145 km/h deri në 191 km/h, në Rrugën e Kombit. 82 leje drejtimi të pezulluara dhe 156 masa administrative të vendosura, për shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën e lejuar, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Njoftimi i policisë:

Siguria rrugore në fundjavë/Monitorim i qarkullimit në Rrugën e Kombit, me makinën inteligjente dhe me radarin automatik.

Shpejtësi deri në 191 km/h në Rrugën e Kombit, në kushtet e lagështirës në rrugë, ku rreziku është akoma edhe më i madh, për t’u përfshirë në ngjarje rrugore.

Gjatë paradites së djeshme deri në orët e vona të mbrëmjes, makina inteligjente dhe radari automatik kanë skanuar shpejtësi 100 km/h në rrugën Milot – Rrubik, si dhe nga 145 km/h deri në 191 km/h, në Rrugën e Kombit.

82 leje drejtimi të pezulluara dhe 156 masa administrative të vendosura, për shpejtësi nga 20 deri në 30 km/h mbi normën e lejuar, pa sanksionin plotësues të pezullimit të lejes së drejtimit.

Gjithashtu, gjatë monitorimit janë konstatuar shumë drejtues mjetesh, të cilët, krahas qarkullimit me shpejtësi përdornin aparatin celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe nuk kishin vendosur rripin e sigurimit, konkretisht:

٠39 drejtues mjetesh, krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, janë ndëshkuar edhe për mosvënie të rripit të sigurimit;

٠54 drejtues mjetesh, krahas qarkullimit me shpejtësi mbi normën e lejuar, janë ndëshkuar edhe për përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit, si dhe

٠35 drejtues janë evidentuar duke i kryer të treja shkeljet njëkohësisht, qarkullim me shpejtësi mbi normën e lejuar, mosvënie të rripit të sigurimit, si dhe përdorim të aparatit celular gjatë drejtimit të mjetit. Masat administrative për këta drejtues mjetesh, kanë variuar nga 30.000 lekë të rinj deri në 100.000 lekë të rinj.

Policia Rrugore apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, pasi Policia Rrugore nuk është në aksion por është në punë 24/7, vetëm me qëllimin madhor, parandalimin e aksidenteve rrugore.

Të gjithë drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes që të mos abuzojnë me rregullat e qarkullimit, pasi të gjitha akset rrugore të vendit janë të monitoruara, me makinën inteligjente , flotën e pajisjeve të reja që përdoren nga patrullat e Policisë Rrugore me mjete të paloguara.

Shpejtësia, alkooli dhe garat, të ndërpresin rrugëtimin e jetës.

#zbatorregullatudhëtoiisigurtë

Respekto rregullat e qarkullimit, shpëto jetë!

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re