Edhe gjatë kësaj fundjave policia rrugore ka vijuar me aksionin për bllokimin e patentave për ato drejtues që kalojnë kufirin e shpejtësisë.

 

Në autostradën Tiranë Durrës një emigrant e kishte kaluar dyfish këtë kufi dhe lëvizte me 160 kilometra në orë.

 

Veç kësaj policia arrestoi dhe 7 drejtues mjetesh të cilët ishin nën ndikimin e alkoolit. Shoferët e dehur kishin konsumuar alkool më shumë se 0.50 mg/litër ndërkohë që 6 drejtuesve të tjerë iu pezullua leja e drejtimit.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re