Policia rrugore e Tiranës ka vijuar edhe këtë fundjave kontrollet për te ndëshkuar te gjithë ata që shkelin rregullat e qarkullimit në autostradën Tiranë-Durrës.

 

Gjatë orëve të vona të së shtunës, 13 shofereve iu pezullua leja e drejtimit pasi qarkullonin me shpejtësi që varionte nga 139 deri në 175 kilometra ne ore.

 

Policia u bën thirrje drejtuesve te mjeteve që të respektojnë rregullat e qarkullimit, pasi shpejtësia mbi normat e lejuara përbën rrezik për jetën e tyre por edhe për përdoruesit e tjerë të rrugës.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re