Ish-vetëvendosësit edhe zyrtarisht kanë themeluar subjektin e ri me emrin Partia Socialdemokrate, kryetar i së cilës është zgjedhur Shpend Ahmeti, nënkryetar Visar Ymeri dhe sekretare e përgjithshme Aida Dërguti.

Në mbledhje të jashtëzakonshme të mbajtur të mërkurën u zgjodh edhe Këshilli Drejtues i partisë si dhe mor vendim që PSD-ja të tërhiqet nga koalicioni i lidhur me PAN-in para zgjedhjeve të fundit parlamentare.

I pari që ka uruar Ahmetin është deputeti Fisnik Ismaili.

“PSD. Eh… Shpend, të priftë e mbara!”, shkruan Ismaili.

Ish-vetëvendosësit ndanë rrugën me Albin Kurtin pas përplasjeve të brendshme mes tyre ndërsa doli në sipërfaqe ku deputetja Dërguti në një komunikim virtual e ofendoi kryevetëvendosësin derisa ai ishte arrestuar nga policia.

Nga ora 17:00, PSD ka ftuar mysafirë për të festuar ristrukturimin e partisë, së cilës iu shtuan edhe pjesëtarët e Grupit të Pavarur të Deputetëve, të cilit kishin dalë nga VV.

Kryetare e deritanishme e PSD-së ishte Kaqusha Jashari, e cila lëshoi këtë pozitë pas marrëveshjes me deputetët e pavarur.

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re