Për një javë, një grup sauditësh mendohet të kenë shpenzuar 750,000 dollarë

Edhe pse jo të gjithë princat sauditë (sidomos kohëve të fundit) nuk janë kaq dorëlirë, apo më mirë të themi, plëngprishës, këta në listë janë të tillë

10. NJË PUSHIM PRINCËROR NË BODRUM

Gushtin e kaluar, një grup sauditësh, nga familja mbretërore, qëndruan në qytetin turistik turk, Bodrum. Tërë këto shpenzime i pagoi princi Alwaleed Bin Talal bin Abdulaziz al-Saud. Ai me vete kishte marrë familjarë, miq, por edhe truproja. Ata erdhën me avion privat dhe, përpos tjerash, me vete kishin marrë edhe biçikleta. Natyrisht, aty afër ishte parkuar edhe jahti i tyre i madh. Për një javë, ky grup sauditësh mendohet të kenë shpenzuar 750,000 dollarë.

9. VETURA MË E SHTRENJTË NË BOTË?

Ndoshta tanimë e keni parë “Mercedesin” e mbuluar me diamante, meqë një gjë të tillë mjafton për ta parë një herë dhe për të mos e harruar më. Besohet se ky është automobili më i shtrenjtë në dynja. Pronar i tij është princi (Amir) al Waleed bin Talal bin Abdul-Aziz, i cili është njëri ndër personat më të pasur në familjen mbretërore saudite, me rreth 20 miliardë dollarë. Automobili i mbuluar me më shumë se 300 000 kristale Swarovski, kushton 4.8 milionë dollarë.

8. AVIONI MË I SHTRENJTË NË BOTË

Përpos që posedon automobilin më të shtrenjtë në botë, princi Al-Waleed bin Talal po ashtu posedon avionin më të shtrenjtë privat, një “Airbus A380” të personalizuar, çmimi i të cilit sillet rreth 400 milionë dollarë. Por, ky nuk është vetëm një avion “Airbus A380”, por është i bërë apostafat për princin. Në të gjendet një sallë koncertesh, një dhomë për lutje, bile aty gjendet edhe një veturë “Rolls-Royce”.

7. KULLA MË E LARTË NË BOTË

Kulla “Jeddah”, apo Kulla e Mbretërisë ende nuk është ndërtuar, por pritet që ajo të bëhet ndërtesa më e lartë në botë, duke ia tejkaluar edhe “Burj Khalifa”-s, e para me një lartësi prej 1 km. Kjo ndërtesë është në pronësi të Kompanisë mbretërore holding, por pronar i vërtetë i saj është princi Alwaleed Bin Talal. Derisa të përfundojë, mendohet se kjo ndërtesë do të kushtojë më shumë se 20 miliardë dollarë.

6. HOTELI “FOUR SEASONS” (KATËR STINËT) “GEORGE V”

Tani edhe pse Hoteli “George V” është në pronësi të “Four Seasons”, kjo e fundit është në pronësi të princit AlWalid Ben Talal. Bëhet fjalë për njërin prej hoteleve më historike në Paris dhe është shumë i njohur. Princi ka deklaruar se kurrë nuk do ta shesë atë hotel dhe se është shumë krenar që e ka. Meqë nata në këtë hotel kushton, më së paku, 1000 dollarë, atëherë vlera e tij duhet të jetë disa qindra miliona dollarë.

5. HOTELI “SAVOY”

Edhe ky hotel bën pjesë në një zinxhir më të madh hotelesh,”Fairmont Hotels and Resorts”, por pronar i vërtetë i tij është princi Al-Walid Ben Talal. Ky hotel gjendet në Londër dhe është ndërtuar viteve 1800, duke mirëpritur shumë figura të njohura gjatë kësaj kohe. Besohet se vlera e tij është rreth 300 milionë dollarë.

4. NJË PALLAT NË XHEDA

Edhe pse planet për këtë pallat të planifikuar janë duke u mbajtur sekrete, thuhet se princi saudit i kurorës Mohamed Bin Salman Bin Abdulaziz al Saud ka vendosur ndërtimin e këtij pallati të madh, afër shtëpisë së tij në Xheda. Në fakt, besohet se aty do të ndërtohet një kompleks, prej gjithsej 7 pallatesh, me pamje nga oqeani

3. AVIONI “BOEING 747” ME FRON MBRETËROR

Princi Al-Waleed bin Talal posedon një avion “Boeing 747”, i cili është larg të qenit avion ‘i rëndomtë’. Sikur edhe avionët e tij të tjerë, duke përfshirë ‘Airbus A380’, ‘Boeing 747’ është plotë- sisht i personalizuar, ku brendësia e tij është ndryshuar në tërësi, me dy dhoma luksoze të gjumit, me një dhomë ngrënieje për 14 persona dhe, besuat apo jo, me një dhomë me fron masiv, ku princi mund të ulet e të mendojë çka i ka mbetur pa blerë. Vlera e këtij avioni është rreth 200 milionë dollarë.

2. SKEJTBORDI I TONY HAWK-IT DHE NJË LEKSION PRIVAT

Princi saudit mund të mos e përdorë skejtbordin, por kjo nuk e pengon atë nga blerja e tij. Thuhet se Tony Hawk kishte nxjerrë në ankand një skejtbord të nënshkruar nga ai, ku blerësi i tij do të fitonte edhe leksione private për përdorim. Paratë e blerjes do të shkonin për qëllime bamirësie. Kjo ndikoi që princi saudit ta blinte këtë skejtbord pa mendar dy herë, duke paguar 60 000 dollarë.

1. “BATMOBILE”

Në pronësi dhe përdorim të “Team Galag”, ky automobil është bërë duke u bazuar te dizajni i automobilit “Batmobile” nga lojërat “Arkham Knight”. Në brendësi, ky automobil ka një motor “Lamborghini V10”, derisa karroceria e tij është bërë nga fibrat e karbonit. Mendohet se çmimi i këtij automobili është rreth 1.3 milion dollarë. Dhe, po, “Team Galag” nga Arabia Saudite udhëhiqet nga dy princër sauditë.(Kosova Sot)

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re