Ish-kryeministri Sali Berisha ka akuzuar kryeministrin Edi Rama si të korruptuar gjatë një takimi që zhvilloi me qytetarët në Korçë.

Berisha tha se Rama u hoqi qytetarëve plot një rrogë me rritjen e çmimeve gjatë një viti dhe tha se për vete kryeministri udhëton me avion me dhomë gjumi dhe shpënzon për këto udhëtime 22 milionë euro.

Ai shtoi se fati i Ramës do të jetë i pandashëm nga fati i ish-agjentit të FBI-së në SHBA dhe sipas tij, ata do ta bëjnë burgun bashkë.

“Regjimi i Edi Ramës i cili kalon nga takimi në takim, nga sheshi në shesh me një gjyhë alabaku me 4 fjali. Nuk pranon të vijë në shesh të ballafaqohet me ju. Nuk lejon Filon e tij të ballafaqohet me Aliollin. Nuk lejon kandidatët e tij të ballafaqohen me kandidatët e “Primareve”. Kjo sepse ata janë të zhytur në krime ekonomike, vjedhje pas vjedhje, përvetësim pas përvetësimi. Ata nuk paraqesin projekte, por vetëm mashtrime. Ftoj të gjithë qytetarët që të refuzojnë takimet me kandidatët e territ dhe bodrumit. Nuk del dot Filja, sepse ka fimrën dhe paratë në resorted e Moravës dhe resorte të tjera.

Filja e jep pyllin public për prerje me 5 mijë lekë metrin dhe e shet me sekserët e tij 70 mijë lekë metrin e druvë. Filja me Peleshin kanë zhytur Shqipërinë në një borxh të tmerrshëm me tecin e Maliqit. Filja ka dalë para jush 10 herë duke mashtruar për aeroportin e Korçës. Në Korçë fitorja merr një dimension më të shndritshëm, më të shkëlqyer. Sepse kryebashkiake do të jetë Aliolli. Një politikane e re e cila ka një dashuri të madhe për Korçën, qytetarët. Paraqiti këtu një projekt, më të shkëlqyerin që Korça mund të ketë dëgjuar ndonjëherë. Kam një thirrje të veçantë për nënat, motrat dhe gratë e Korçës, të bëjnë gjithçka këto 4 ditë për të siguruar çdo votë për Aliollin.

Sepse në këtë mënyrë kanë dhënë një kontribut të jashtëzakonshëm për gruan shqiptare. Në 8 vitet e sundimit të Ramës, u ekzekutuan 136 gra. Sepse Shqipëria qeveriset nga një mizogen, i cili edhe kur vriten 5-6 gra në një javë, bën sikur nuk ka ndodhur asgjë.  Çdo vit vështirësitë bëhen më të mëdha. Rama u hoqi shqiptarëve një rrogë të tërë me rritjen e çmimeve, ndërsa pensionistëve 2 pensione. Rama udhëton vetë me avion me dhomë gjumi dhe shpenzoi 22 milionë euro, ndërkohë që kryeministrat e vendeve të tjera udhëtojnë me linja tregtare.

Fjalori i Ramës është përçmues për çdo qytetar. Erdhi koha për t’i dhënë ndëshkimin që meritojnë. Rama ka vjedhur Korçën më shumë se çdo regjim tjetër në histori. KLSH thotë se vetëm në një vit janë vjedhur 122 miliardë lekë. Rama ka braktisur totalisht fshatin shqiptar. Shpalli 100 fshatrat, ku shkuan paratë? Te miqtë e tij. Fshati u braktis. Rama doli me Ballkanin e Hapur si vasal i Vuçiçit. Edi Rama i ka të numëruara kohërat. Edhe sot mediat amerikane sjellin të dhëna që e trondisin atë gjithmonë e më shumë. Flet për Amerikën njeriu që i korruptoi SHBA-ve njërin nga njerëzit më kryesorë të sigurisë së tyre.

Ju garantoj se Rama është i pandashëm nga fat ii McGonigal dhe do të shkojë tek ai të bëjë burgun me të. Rama premtoi rritje rrogash pasi opozita e demaskoi atë për ngrirjen e rrogave. BB tha se vetëm 20 % e atyre që kanë nevojë e marrin ndihmën ekonomike. Tha do rris rrogat mesatare në 900 euro, bëri një ligj, e solli në Parlament dhe mbylli Parlamentin. E ftova të vijë pasnesër të hapim Parlamentin dhe të votojmë ligjin, por ai nuk vjen”, u shpreh Berisha.

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re