Skip to content

Shpërbilimi i qeverisë ”merr në qafë” pensionistët, që në mëngjes radhë të gjata në postë dhe në banka

fier shperbilimi radhe te gjata

 

Gjatë ditës së sotme në të gjithë vendin ka nisur shpërndarja e shpërblimit të Vitit të Ri për pensionistët, e cila do të jetë në vlerën e 5 mijë lekëve të reja.

Por nevoja për para te pensionistët ka bërë që duke filluar nga mëngjesi i sotëm në Fier të ketë radhë të gjata të qytetarëve në zyrat e postës dhe në banka, duke injoruar në këtë mënyrë dhe masat parandaluese për përhapjen e Covidit.

Të pyetur nga Fax News qytetarët shprehen se nuk kanë frikë dhe mundohen që të respektojnë distancat, por siç mund të shihet edhe në pamje, kjo e fundit duket që të ketë qenë një mision i pamundur.

Mbi 677 mijë pensionistë në vendin tonë do të përfitojnë shpërblimin prej 5 mijë lekësh të reja. Sipas Aktit Normativ si kryefamiljari edhe bashkëshortja marrin nga 5 mijë lekë.

Drejtori i Institutit të Sigurimeve Shoqërore, Astrit Hado ka publikuar dhe grafikun e shpërblimit, ndërkohë që shpërndarja do bëhet në postë dhe në banka.

GRAFIKU I SHPËRNDARJES SË SHPËRBLIMIT TË PENSIONISTËVE PËR FESTAT E FUNDVITIT 2020

në datën 21 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 1-2 dhjetor;
• në datën 22 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 3-4 dhjetor;
• në datën 23 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 7-8 dhjetor;

• në datën 24 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 9-10 dhjetor;
në datën 25 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 11-14 dhjetor;
• në datën 26 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 15-16 dhjetor;

• në datën 28 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që e kanë tërhequr pensionin në datën 17-18 dhjetor;
• në datat 29 – 31 dhjetor do të tërheqin shpërblimin pensionistët që tërheqin pensionin në këtë datë dhe ata që nuk e kanë tërhequr pensionin në ditët e mëparshme të muajit;
• Shpërblimet e patërhequra në dhjetor paguhen përgjatë ditëve në vazhdim, me paraqitjen e përfituesit në sportele.