Mbështetja e dhënë në parlament dhe në lojërat pòlitike ndaj Ramës, duket se ka bërë që deputetët të cilët e mbajnë veten për në opozitë, të nisin të shpërblehen.

Kështu ka ndodhur me deputetin e ‘opozitës’ Edmond Stojku. Vetëm 2 ditë më parë drejtoresha e Tatimeve, Dalina Ibrahimaj ka vendosur të emërojë si përgjegjës të sektorit të Pastrimit të Parave në Tatimeve, Edar Stojkun.

Stojku është djali i deputetit gjoja opozitar, Edmond Stojku, i cili nuk ka lënë asnjë nismë në Kuvend të Edi Ramës pa mbështetur, dhe veccanërisht atë të ditëve të fundit për ndryshime kushtetuese, që synojnë lista të hapura dhe heqjen e koalicioneve parazgjedhore.

Kështu që mbështetja e dhënë në Kuvend për Ramën, është shpërblyer duke i emëruar djalin në një post të rëndësishëm në Tatime./faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re