Kandidati i koalicionit “Bashkë Fitojmë” për bashkinë e Kamzës, Arjan Hoxha ka denoncuar kryebashkiakun aktual të bashkisë së Kamzës, Rakip Suli se po tenton të blejë votat.

Me anë të një postimi në Facebook, Hoxha thotë se ai “ka lëshuar dorën duke mos i kursyer shpërblimet, subvencionimin e qirave dhe ndihmat financiare”.

Hoxha thotë se frika e humbjes është aq e madhe, sa edhe emrat e rrugëve po përdoren si mjet për të mbledhur vota.

Ai shkruan se familjet e varfra që janë lënë në harrëse në 4 vjet do t’i japin përgjigjen e merituar më 14 maj.

“Në panikun e humbjes së afërt, Bashkia e Kamzës ka lëshuar dorën, duke mos i kursyer shpërblimet, subvencionimin e qirave dhe ndihmat financiare. Një strategji që flet qartë për përpjekjen për të blerë votën e qytetarëve të Kamzës, të cilët i ka neglizhuar për 4 vjet.

Frika e humbjes është aq e madhe, sa edhe emrat e rrugëve po përdoren si mjet për të mbledhur vota. Kryetarit aktual, që nuk përfaqëson më shumë se 6% të qytetarëve të Kamzës, i është kujtuar në javën e fundit të mandatit të tij, të emërtojë rrugët.

Familjet e varfra të Kamzës, që nuk e kanë parë mbështetjen e Bashkisë në 4 vjet, nuk do të gënjehen as me para dhe as me emrin e fisit në tabelat e rrugëve.

Përpjekjes qesharake të kryetarit të pavotuar, qytetarët e Kamzës do t’i japin përgjigjen me votë më 14 maj!”, shkruan Arjan Hoxha.

346041141_745996220533145_6708317845869849651_n

342859216_778264173827823_7395296291105234821_n

“”

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re