Ditën e sotme qeveria ka publikuar disa prej vendimeve të marra nga Këshilli i Ministrave. Mes tyre, është miratuar shtimi i fondit prej 160 milionë lekësh të vjetra, për financimin e veprimtarisë së federatave sportive dhe shpërblimin e sportistëve elitarë.

Vendimi i qeverisë:

NJË SHTESË FONDI NË BUXHETIN E VITIT 2022, MIRATUAR PËR MINISTRINË E ARSIMIT DHE SPORTIT

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të neneve 5 e 45, të ligjit nr.9936, datë 26.6.2008, “Për menaxhimin e sistemit buxhetor në Republikën e Shqipërisë”, të ndryshuar, dhe të nenit 14, të ligjit nr.115/2021, “Për buxhetin e vitit 2022”, të ndryshuar, me propozimin e ministrit të Arsimit dhe Sportit, Këshilli i Ministrave

Vendosi:

Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, në buxhetin e miratuar për vitin 2022, në zërin “Shpenzime korrente”, në artikullin 604 “Të tjera transferta korrente të brendshme”, të programit buxhetor “Zhvillimi i sportit”, i shtohet fondi prej 160 000 000 (njëqind e gjashtëdhjetë milionë) lekësh, për financimin e veprimtarisë së federatave sportive dhe shpërblimin e sportistëve elitarë.
Efekti financiar, prej 160 000 000 (njëqind e gjashtëdhjetë milionë) lekësh, të përballohet nga fondi rezervë i buxhetit të shtetit, i miratuar për vitin 2022.
Ngarkohen Ministria e Arsimit dhe Sportit dhe Ministria e Financave dhe Ekonomisë për zbatimin e këtij vendimi.
Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në “Fletoren zyrtare”.

në Facebook, klikoni Join Group

/faxweb

Subscribe kanalin tonë në Youtube për të mos humbur asnjë video të re